18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Kryeministri i Italisë paralajmëron: “Pandemia nuk ka mbaruar akoma, nuk kemi dalë akoma nga situata”

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka paralajmëruar se pandemia nuk ka mbaruar ende teksa ka komentuar dhe vaksinat kineze e ruse.

“Pandemia nuk ka mbaruar akoma, nuk kemi dalë akoma nga situata. Kjo çështje duhet trajtuar me kujdes dhe nuk duhet të ulim vigjilencën”. Kjo është ajo çka ka deklaruar kryeministri i Italisë Mario Draghi në një konferencë në Këshillin Europian këtë të premte.

Ai thotë se vaksinat kineze nuk janë të përshtatshme për të trajtuar pandeminë kurse Sputnik-V nuk e ka marrë ende miratimin e EMA-s dhe mbase nuk ka për ta marrë kurrë.

Po ashtu Draghi thekson se mbase ka ardhur koha për një reformë në EMA, autoriteti europian përgjegjës për verifikimin dhe certifikimin e vaksinave.

“Sputnik nuk arriti të merrte miratimin e EMA dhe mbase nuk do ta bëjë kurrë. Vaksina kineze nuk është e përshtatshme për t’u marrë kundër pandemisë” – u shpreh Draghi.

“Pandemia nuk ka mbaruar, jo nëse jemi akoma jashtë, ajo ende duhet të trajtohet me vendosmëri, vëmendje dhe vigjilencë. Na duhet një përforcim dhe mbase një reformë e EMA. Lidhur me vaksinat, mosmarrëveshja ishte që Sputnik nuk arriti të merrte miratimin e EMA dhe mbase nuk do ta bëjë kurrë . Vaksina kineze nuk është e përshtatshme për t’u marrë me pandeminë”,- tha Draghi.

Përsa i përket situatës në Britaninë e Madhe, kryeministri italian tha se varianti Delta i koronavirusit po krijon pasiguri.

“Varianti Delta i COVID po krijon pasiguri në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike. Ne synojmë që në muajin shtator të arrijmë të njëjtin nivel ekonomie siç kishim vitin e kaluar përpara pandemisë. Përballë variantit të ri, duhet të bëjmë shumë kujdes. Duhet të vijojmë fushatën e vaksinimit me ritme të shpejta” – tha Draghi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Pas skandalit të AKSHI qëndron Linda Rama, Balluku vetëm fasadë”

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me atë që e cilëson si “skandali i AKSHI-t”, duke pretenduar se...

Berisha akuza të forta ndaj Ergys Agasit: “E kanë rrahur shumë keq, mbrohet nga...

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta publike ndaj biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, duke e lidhur atë me aktivitet...

Horoskopi ditor, e Premte, 3 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por sot duhet të mendosh para se të veprosh. Një vendim i nxituar mund të të sjellë pendesë. ♉ Demi Kërkon...

Parashikimi i motit, e Premte, 3 Prill 2026

0
Më 3 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, por pak më i paqëndrueshëm krahasuar me fundin e marsit. Gjatë ditës priten kthjellime në...

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...