1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kryeministri i Izraelit: Jemi në luftë,kanë humbur jetën 22 persona plagoset 500 te tjerë

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se të paktën 545 persona janë plagosur në sulmet palestineze, mëngjesin e së shtunës.

Të paktën 22 izraelitë kanë vdekur në sulmet e paprecedentë, sipas shërbimeve të urgjencës.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu në një fjalim drejtuar popullit tha se vendi është në luftë, jo në një operacion ushtarak, ndërsa premtoi hakmarrje ndaj armikut.

Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në një përshkallëzim, një luftë. Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Ne kemi qenë në të që në mëngjes herët. Mblodha krerët e sistemit të sigurisë, para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar – ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e kishte njohur kurrë”, tha Netanjahu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT