8.5 C
Tiranë
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev flet për tragjedinë/“Shumica e viktimave janë nga Maqedonia e Veriut, më saktë nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme..”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndodhet është nisur për në Bullgari, menjëherë sapo mësoi lajmin e aksidentit të autobusit me turistë maqedonas. Nga spital ku vizitoi të mbijetuarit e aksidentit, ai tregoi nacionalitetet e viktimave.

Sipas kryeministrit, shumica e qytetarëve janë nga Maqedonia e Veriut, por të ndarë në shumë nacionalitete, si dhe shtoi se një është qytetar nga Presheva e Serbisë.

“Shumica e viktimave janë nga Maqedonia e Veriut, më saktë nga Shkupi, por të nacionaliteteve të ndryshme. Gjithashtu në autobus ka qenë një shtetas nga Presheva dhe një nënshtetas belg”.

Kërkoj nga ekspertët bullgarë të tregojnë shkaqet e aksidentit. Të mbijetuarit kanë përjetuar një tmerr të vërtetë dhe kjo reflektohet. I jam mirënjohës për angazhimin në hetim. I jemi mirënjohëse për ndihmën Bullgarisë”, tha Zaev.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT