8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 25, 2026
spot_img

“Kryeministri i vendit po e keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin”/E përditshmja gjermane shkruan për situatën në veri

Frankfurter Allgemeine Zeitung ka botuar një tjetër editorial për situatën në Kosovë, e të cilit i ka vënë titullin “Nuk ka më miq?” (gjer. Keine Freunde mehr?). Çka shkruan aty?

Shkrimi i të përditshmes gjermane:

Që nga lufta ajrore e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, Perëndimi pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës. Por tash për tash, marrëdhëniet (e Kosovës) janë të tensionuara me ShBA-në e edhe më BE-në.”
Takimi i 27 shkurtit / Frankfurter Allgemeine Zeitung: Politikat e Kurtit në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit FAZ shkruan tutje se si pa mbështetjen e Perëndimit, shpallja e Pavarësisë së Kosovës në shkurtin e 2008-s “nuk do të kishte asnjë shans për sukses.”
Dhe, shkaku i meritës së Perëndimit, aty përmendet se si Kosova është “padyshim më demokratike se Serbia… dhe Prishtina është gjithashtu më mirë sa i përket standardeve të sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave se sa Beogradi.”

Por…
Megjithatë, aty tregohet se si marrëdhëniet e Kosovës me fuqitë perëndimore janë “më keq se kurrë”. Si pikë më të ulët të këtyre marrëdhënieve mes Kosovës dhe Perëndimit përmendet dita e djeshme.
“Të mërkurën, BE-ja jo vetëm që e konsideroi Qeverinë në Prishtinë përgjegjëse për përshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të vendit, por edhe vendosi masa ndëshkuese kundër këtij shteti për herë të parë.” – shkruhet tutje.
Më FAZ njofton me anë të informacioneve të saj se disa shtete anëtare të BE-së i kanë anuluar vizitat e përfaqësuesve kosovarë.
Thelbi i problemit
Aty flitet edhe për fjalimin e presidentes Osmani para Parlamentit Evropian dje dhe për mungesën e njohjeve nga pesë shtete anëtare të BE-së.
Megjithatë, kur flitet për problemet e Kosovës me Perëndimin paraqitet edhe ai që quhej “thelbi”.
E thelbi është refuzimi i Kurtit për të lejuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Aty nënkuptohet se kryeministri i vendit po e keqinterpreton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Kurti sipas shkrimit nuk tregon se Gjykata në fakt ka shtuar se Asociacionin duhej të formohej.
Shkrimi është përgatitur nga Thomas Gutschker dhe Michael Martens.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjermania planifikon taksë mbi pijet me sheqer dhe kufizim të energjikeve për të rinjtë...

0
Gjermania po ndërmerr një nismë ligjore për vendosjen e taksës mbi pijet që përmbajnë sheqer, si dhe për kufizimin e përdorimit të pijeve energjike...

82-vjeçari gjendet pa jetë në Klos, dyshohet se rrëshqiti nga shkëmbi

0
Një 82-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të mërkure në Klos. Sipas Policisë, i moshuari, me inicialet E. M., ishte shpallur i...

“Homeland Justice”: “Kemi hakuar Postën Shqiptare, posedojmë të gjitha të dhënat”

0
Një tjetër sulm kibernetik është raportuar ndaj institucioneve shtetërore në Shqipëri, ku pas ndërhyrjes në faqen e Kuvendi i Shqipërisë, grupi Homeland Justice pretendon...

Pjekuria nuk vjen në 18 vjeç/ Studimet: Truri vazhdon të zhvillohet deri në të...

0
Shumë njerëz e lidhin të qenit i rritur me moshën 18 vjeç, kur ligjërisht fitohet statusi i adultit. Megjithatë, studimet e fundit në fushën...

Ndryshim në Ujësjellësin e Vlorës/ Klevis Kaso merr drejtimin e institucionit

0
Klevis Kaso është emëruar në krye të institucionit të Ujësjellësit në Vlorë, duke marrë një nga pozicionet kyçe në administrimin e shërbimeve publike në...