12.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Kryeministri Rama kritikon bizneset në jug të vendit: “Më lehtë të shkosh në Greqi dhe Kroaci se sa të rrish në Dhërmi”

Kryeministri Edi Rama ka vënë sërish në shënjestër të kritikave të tij bizneset në jug të vendit, ku theksoi se pavarësisht kushteve që mungojnë, çmimet janë të larta.

Gjatë një takimi me kryetarë të bashkive të qarkut të Vlorës, Rama tha se më mirë të shkosh në Greqi dhe Kroaci apo Mal të Zi se sa në Dhërmi.

“Ekonomia ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve, që e bëjnë shumë më të lehtë të shkosh në Greqi, Mal të Zi apo Kroaci se sa të rrish në Dhërmi. Vërtetë është i mrekullueshëm Dhërmiu, por jemi ende larg për të garantuar cilësi shërbimesh. ata që garantojnë të cilësi ti kenë çmime më të ulta, se sa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro nata, është e palogjikshme. Të shohësh hartën e frekuentimit ka kontradikta të forta përgjatë listës. Nuk është as faj as kompetenca juaj, por një rol duhet ta merrni përsipër. Lezha ka vënë një çmim tavan, pasi nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej tavanit. Është stërplot në Lezhë. Po të shohësh flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar në grupin e turistëve në atë zonë, e kupton se gjëja duhet se ka një balancë mes asaj që ofron dhe asaj që paguan. Dua të nënvizoj nevojën për t’u fokusuar më shumë te përmbajtja e sezonit nga pikëpamja artistike. Jemi në mangësi në ofertën për fëmijët. Kjo është më evidentja.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...