12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Kryeministri Rama me fjalor të ashpër në Kuvend: S’keni çfarë i bëni gomarit dhe doni t’i bini Kosovës!

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një fjalor të ashpër në drejtim të opozitës.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se PD-ja “zgjohet” në 2022 për të miratuar rezolutën e Srebrenicës, e gjitha kjo sipas tij, bëhet për të zgjidhur problemet e brendshme të PD-së të cilën e etiketoi me tog fjalëshin “foltorja dhe gojorja”.

Edi Rama në Kuvend:
“Eshtë sa e thjeshtë aq dhe e neveritshme se përse po e bëni këtë. Kujtohuni për gjenocidin në Kosovë, po të shohësh deklaratat dhe rezolutat shikon ndryshimin mes jush dhe nesh. Sa herë ka pasur një krizë që iu është dashur ta kapërceni, keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë iu është dashur të nxirrni nga axhenda probleme të caktuara duhet ti shikojmë, se si përkon me rezolutata dhe me deklaratat e Kosovës. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën, ju jeni gati ti rizhvarrosni dhe ti fusni dhe një herë aty që ti thoni se socialistët nuk duan, jeni gati të bëni dhe një herë lëmsh politikën e Shqipërisë. Cilin gjenocid doni ju që të aprovojmë meqë thoni se kemi frikë? Ai shtet është krijuar nga ata pa të cilët as ju e as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap nëse ju dhe ata doni të bëni hapa të tillë bëjeni, sa kohë të jemi ne nuk i bëjmë. Për të zgjidhur probleme mes foltores e gojores duhet dakordësia e aleatëve tanë. Këta jeni ju, u miratua rezoluta për Srebrenicën atëherë kur duhet jo në ditën e foltores e gojores. Për Samar doni ti bini Kosovës. Thikat që ju i keni dhënë Kosovës deri në ditën e fundit, duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës, ju nuk i mbuloni dot, historia tregon se bishti i shtrembur nuk drejtohet”, u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...