11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kryeministri Rama në Konferencën Ministeriale: “E ardhmja fuhet të frymëzojë vendimet tona, jo e shkuara”

Në Konferencën Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, e cila zhvillohet për herë të parë në rajon, Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e përqendrimit në të ardhmen dhe lënies pas të së shkuarës. Ai argumentoi se e ardhmja duhet të jetë burimi kryesor i frymëzimit dhe vendimeve tona, ndërsa e shkuara shpeshherë sjell ndasi dhe konflikte.

Rama deklaroi: “Ne duhet të vendosim njëherë e mirë se si do ta trajtojmë të shkuarën dhe të ardhmen. Ajo që është shqetësuese është se ardhmja jonë po përkufizohet nga e shkuara. Dhe e shkuara po përdoret si pikë reference, si burim frymëzimi, si një shtysë për të imagjinuar të ardhmen. Duhet të jetë e kundërta. E kundërta do të shpëtojë botën tonë demokratike. E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën, e ardhmja duhet të jetë burimi i vendimeve tona të bazuara në informacion. Do duhet të jetë e ardhmja ajo që do vendosë se cila është e shkuara për ne. E ardhmja është e vetmja hapësirë ku ne mund të gjejmë edhe më shumë arsye për t’u bërë bashkë, ndërkohë që e shkuara vazhdon të jetë një vend, një hapësirë ku ne mund të gjejmë gjithnjë e më shumë arsye për të pasur ndasi me njëri-tjetrin, për të luftuar.

Mesazhi i Ramës u përqendrua në rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të përqendrimit në sfidat dhe mundësitë e së ardhmes për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të bashkuar për të gjithë vendet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...