12.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Kryeministri Rama njofton ndryshime të rëndësishme , ja kush u lakua per Ministrinë e Brendshme

Gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, në fundin e fjalimit të tij, propozoi disa emra për ndryshimet në qeveri.

Suprizues ishte emri i Ervin Hoxhës, i cili u propozua për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke zëvendësuar kështu Taulant Ballën. Ky i fundit u propozua për t’u bërë ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ervin Hoxha së fundmi mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Kush është Ervin Hoxha?

Ervin Hoxha ka një karrierë të gjatë dhe të larmishme, duke shërbyer për më shumë se 20 vite në funksione të ndryshme nga niveli ekzekutiv deri në nivelet më të larta të drejtimit në institucione qendrore dhe ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Disa nga pozicionet që ka mbajtur përfshijnë:

– Ministria e Mbrojtjes
– Ministria e Brendshme
– Policia e Shtetit
– Ministria e Financave
– Ministria e Drejtësisë

Ervin Hoxha ka kryer me sukses detyra të larta në nivelin drejtues, duke përfshirë:

– Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
– Shef i Njësisë Kombëtare Europol
– Shef i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol
– Drejtor i Policisë Rrugore
– Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë
– Drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave
– Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
– Drejtor Kabineti dhe Këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar
– Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës me VKM nr. 57
– Së fundmi, drejtues i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)

Këto ndryshime pasqyrojnë përpjekjet e PS-së për të riorganizuar dhe forcuar ekipin qeverisës, duke sjellë në pozicione kyçe individë me përvojë të gjerë dhe të provuar në administratën publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...