9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kryeministri Rama: Shqipëria nuk është braktisur nga pushuesit, shifrat flasin të kundërtën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Facebook” nga Dhërmiu, ku bëri të ditur se ka filluar pushimet dhe hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria është braktisur nga pushuesit këtë vit. Ai përmendi se nga Aeroporti “Nënë Tereza” janë hyrë rreth 1 milion e 200 mijë pasagjerë, një rritje prej mbi 350 mijë më shumë se vitin e kaluar.

Rama theksoi se edhe në pikën kufitare të Morinës, shifrat janë inkurajuese, duke shtuar se pretendimet se shqiptarët e Kosovës kanë braktisur Shqipërinë janë të pasakta. Ai theksoi se këtë korrik është arritur një rekord në numrin e hyrjeve në një ditë, me 44 mijë pasagjerë, dhe aeroporti ka operuar deri në 252 fluturime në 24 orë.

Kryeministri gjithashtu theksoi se Tirana ka kaluar në renditjen e dytë për numrin e pasagjerëve në rajon, pas Beogradit. Rama e përshëndeti këtë si një dëshmi të suksesit të sektorit të turizmit dhe i konsideroi pretendimet negative për braktisjen e Shqipërisë si të pabaza. Ai përfundoi duke i uruar pushime të këndshme të gjithë ndjekësve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT