25.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Kryeministri Rama: Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur

Kryeministri Edi Rama ka bërë deklarata të forta në lidhje me përpjekjet e qeverisë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Ai shprehu qëllimin e qeverisë për të vendosur rend dhe drejtësi në vend dhe tha se lufta kundër korrupsionit është një prioritet i rëndësishëm.

Rama theksoi se edhe vetë qeveria nuk ka qenë e pa prekur nga korrupsioni, por është në krye të një luftëje të vërtetë për të kundërshtuar këtë fenomen. Ai po ashtu u shpreh se Partia Socialiste ka punë për të luftuar influencën e korrupsionit brenda vetes.

‘Kur i solla më parë tablonë e frikshme të 2023 nuk desha as të them as të lë të mendohet se ne e kemi mundur korrupsionin. Jemi future dhe jemi në mes të një lufte të vërtetë reale të stërngatërruar dhe të stërmundueshme me korrupsionin. Pikërisht se e kemi të vërtetë, ne nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. Jo vetëm i kemi hapur rrugë SPAK dhe GJKKO, por edhe ja kemi hequr vetes tanimë me ndërgjegje, guxim dhe vullnet çdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave dhe akuzave të grykës së zjarrit.

Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik. Ne i kemi hapur rrugë dhe furnizimit me municion të asaj gryke zjarri. I kemi vendosur një kushtetutë dhe hapësirë ligjore të qepur për këtë luftë, por edhe një buxhet pagash që si askund të Europë është mbi hierarkinë e pagave të të gjitha institucioneve. Drejtuesit e organeve të drejtësisë kanë pagat më të larta në hierarkinë e shtetit. Janë individët më të paguar në gjithë piramidën e shtetit tonë, që përbën një anomali absolute. Por e kemi krijuar më vetëdije të plotë.

As korrupsioni në Shqipëri nuk është mundur si fenomen shqetësues dhe as forca jonë qeverisëse se ka fituar imunitetin nga korrupsioni. Ka shumë akoma për të pastruar dhe vetë brenda PS-së mbetet shumë punë për imunizimin nga influenca e korrupsionit.’- tha Rama.<

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT