5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kryeministri Rama takon Trupin Diplomatik: Vit i mirë për Shqipërinë, bum turistik edhe gjatë 2024

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik në Shqipëri për të reflektuar mbi vitin e kaluar dhe shprehur perspektivat për vitin e ardhshëm. Ai i ka uruar mirëseardhjen ambasadorëve të rinj dhe ka përcjellë mirënjohjen për ata që janë larguar gjatë këtij viti. Kryeministri Rama ka shpallur vitin 2023 si një vit të mirë për Shqipërinë, duke theksuar sfidat dhe mundësitë që kanë ndodhur. Ai ka vlerësuar kontributin e miqësive dhe bashkëpunimit të forcuar me Bashkimin Europian, duke shprehur krenari për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Gjithashtu, kryeministri ka paralajmëruar për një bum turistik në vitin 2024 dhe ka shprehur bindjen se ky vit do të sjellë suksese të mëdha për turizmin shqiptar.

“Jemi mbledhur këtu, në këtë mbrëmje tradicionale, pas një tjetër viti të mbushur me sfida të reja, pasiguri, po edhe mundësi, i cili po mbyllet dhe një viti të ri që po vjen. Ca miq të mirë të një viti më parë nuk janë sot me ne dhe miqve të rinj që i kanë zëvendësuar, dua t’iu uroj ngrohtësisht mirëseardhjes rreth kësaj tryeze familjare”, tha Rama. Një urim pati dhe për ambasadorët që janë larguar gjatë këtij viti. “Gëzuar për paraardhësit tuaj që nuk janë më këtu! Jam i sigurt që ju kanë shumë zili juve sonte”, iu drejtua Rama përfaqësuesve të trupit diplomatik në Shqipëri. 2023 e konsideroi një vit të mirë ndërsa bumi turistik ai nënvizoi se do të na shoqërojë edhe gjatë 2024. “Ka qenë sidoqoftë, një vit i mirë për Shqipërinë dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve, që keni qenë bashkudhëtarë të mirë në këtë rrugëtim shprese, ambiciesh dhe pune të madhe për ta transformuar këtë vend në Europën e Ballkanit. Nuk mund të jem më krenar se kaq për miqësinë që kemi ushqyer dhe forcuar në këtë rrugë dhe nuk i falënderoj dot mjaftueshëm miqtë tanë të Bashkimit Europian për mbështetjen gjithnjë e më të fortë që po marrim prej tyre. Deri jo shumë kohë më parë ky ndryshim qasjeje i tyre ndaj Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në përgjithësi do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Kjo për ne vlen sa bota, por ne nuk e marrim aspak lehtë, po e çmojmë me të gjithë barrën e përgjegjësive që rriten në çdo hap që na afron. Bumi turistik do të ndiqet në vitin 2024 nga një histori shumë më e madhe suksesi, që do të çelë kapitullin e ri të mbi 10 milionë turistëve. Për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE Rama foli me nota pozitive. “Përparimi në bisedimet për anëtarësim sapo ka nisur dhe, falë më shumë se 1000 grave e burrave të angazhuar gjatë 14 muajve të fundit në emër të Shqipërisë për 777 tema të procesit të analizës ligjore dhe institucionale të negociatave, tregon se e kemi nisur me këmben e duhur këtë proces të ri kaq kërkues të transformimit”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT