10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kryeministri Rama u dërgon mesazh kandidatëve për Deputetë: Rregulla të reja për fushatën elektorale

Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh të qartë dhe udhëzues për kandidatët për deputetë, duke theksuar se asnjë deputet nuk duhet të hapë zyra elektorale jashtë zonës së caktuar për të. Rama shprehu se deputetët janë të lirë të organizojnë takime në çdo vend, por nuk duhet të përdorin strukturën e Partisë Socialiste për këto aktivitete.

Ai gjithashtu theksoi se deputetët që janë pjesë e listës së mbyllur nuk duhet të kërkojnë vota për kandidatët e listës së hapur, por vetëm për PS-në dhe numrin 5. Rama iu bëri thirrje që të respektojnë këtë udhëzim për të ruajtur barazinë e garës dhe për të shmangur çoroditjen e strukturës.

Mesazhi i plotë nga Kryeministri:
• Deputetët nuk duhet të hapin zyra elektorale jashtë zonës që iu është caktuar nga drejtuesi politik.
• Struktura e partisë është për qëllimin e përbashkët dhe nuk duhet përdorur për takimet e individëve.
• Deputetët në listën e mbyllur nuk duhet të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, por vetëm për PS-në, numrin 5.
• Deputetët në listën e hapur nuk duhet të kërkojnë vota nga kolegët në listën e mbyllur në zonën përkatëse, për të ruajtur barazinë e garës dhe për të mos çoroditur strukturën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...