0.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kryeministri Spanjoll bën thirrje pas stuhisë në Valencia: “Ju lutemi qëndroni në shtëpi”

Ndërsa alarmi për rrezikun e motit ekstrem vijon nga meteorologët, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin daljet nga shtëpitë. Sanchez premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka të mundshme për të gjetur personat e shpallur të zhdukur.

“Stuhia nuk ka mbaruar, kështu që ju lutemi qëndroni në shtëpi, mos dilni jashtë,” tha ai. “Dëgjoni rekomandimet e shërbimeve të urgjencës, sepse gjëja më e rëndësishme është të mbani sa më shumë njerëz të sigurt. Duam të shprehim solidaritetin tonë me viktimat dhe të afërmit e tyre.”

Kryeministri gjithashtu theksoi angazhimin e qeverisë spanjolle dhe të shërbimeve të emergjencës për të vazhduar kërkimet në tokë, ajër dhe det, për aq kohë sa është e nevojshme dhe me të gjitha burimet për të gjetur të zhdukurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT