18.5 C
Tiranë
Friday, April 3, 2026
spot_img

Kryente ndërtime pa leje/ Vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet

Nje shtetas është vënë në prangat e policisë pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, në lagjen “Megaith”, Qeparo, pa leje ndertimi nga autoritetet.

Në pranga është vënë shtetasi me iniciale P.P banues në  fshatin Qeparo, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Qeparo, Himarë/ Informacion paraprak

Kryente ndërtime pa leje, vihet në pranga pronari i banesës ku po kryeshin punimet.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në fshatin Qeparo, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit P. P, banues në fshatin Qeparo.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith”, Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: “Pas skandalit të AKSHI qëndron Linda Rama, Balluku vetëm fasadë”

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me atë që e cilëson si “skandali i AKSHI-t”, duke pretenduar se...

Berisha akuza të forta ndaj Ergys Agasit: “E kanë rrahur shumë keq, mbrohet nga...

0
Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta publike ndaj biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, duke e lidhur atë me aktivitet...

Horoskopi ditor, e Premte, 3 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por sot duhet të mendosh para se të veprosh. Një vendim i nxituar mund të të sjellë pendesë. ♉ Demi Kërkon...

Parashikimi i motit, e Premte, 3 Prill 2026

0
Më 3 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet tipik pranveror, por pak më i paqëndrueshëm krahasuar me fundin e marsit. Gjatë ditës priten kthjellime në...

Britania dhe Franca zgjasin marrëveshjen për emigracionin, vazhdojnë negociatat për pakt të ri

0
Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kanë rënë dakord të zgjasin për dy muaj marrëveshjen ekzistuese për menaxhimin e emigracionit, vetëm pak orë para skadimit...