11.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Kryeprokurori Olsian Çela në Kuvend: “Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë objektiv prioritar

Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar në Kuvend raportin për vitin 2021. Çela deklaroi se prioritet ka qenë lufta kundër pastrimit të parave ku është në vënë në funksion edhe sistemi elektronik për të përfituar më shumë të dhëna për personat nën hetim.

“Në përmbushje të detyrimit të parashikuar po parashtroj një përmbledhje të raportit për vitin 2021. Ka trajtuar 61015 materiale. Nga prokurorët janë ndjekur mbi 47 mijë procedime penale nga të cilat 28 mijë janë procedime të regjistruara këtë vit. Ka një rritje të procedimeve penale të mbartura.

Sa i përket gjykimeve të posaçme nuk janë të kënaqshme të dhënat. Në lidhje me vendimet e gjykatës rezulton se janë dënuar mbi 8000 të pandehur. Për  144 prej tyre është dhënë vendimi për të deklaruar ata të pafajshëm.

Lufta kundër pastrimit të parave ka qenë objektiv prioritar. U vu në funksion sistemi elektronik për të përfituar të dhëna gjithëpërfshirëse. Në kuadrin e forcimit të kapaciteteve prokuroria ka bashkëpunuar me institucione ndërkombëtare”, tha ai.

Çela tha se sa i përket hetimeve për rastet e korrupsionit prokurorët kanë rritur rolin aktiv për hetimet proaktive.

“Me gjithë rezultatet e arritura ende mbetet shumë për të bërë në këtë drejtim. Sa i përket korrupsionit prokurorët kanë rritur rolin aktiv me hetime prokatike për korrupsionin që lidhet me detyra. Janë arrestuar në flagrancë 40 persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Për këtë grup veprash penale, janë regjistruar 100 procedime me 87 të pandehur. Janë rritur tre herë numri i procedimeve të regjistruara”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Uji me rrush të thatë, një aleat i tretjes dhe i shëndetit të mëlçisë

0
Rrushi i thatë nuk është vetëm një ëmbëlsirë natyrale, por edhe një burim i pasur antioksidantësh dhe flavonoidesh që mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë funksionin...

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...