17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kryetarja e Bashkisë Los Angeles: Bastisjet e imigracionit shkaktuan protestat e dhunshme

Kryetarja e Bashkisë së Los Angeles, Karen Bass, deklaroi të hënën se bastisjet e autoriteteve të imigracionit gjatë fundjavës ishin shkaku kryesor i përshkallëzimit të protestave në qytet.

“Nëse bastisjet e autoriteteve të emigracionit nuk do të kishin ndodhur, nuk do të kishim pasur çrregullimin që ndodhi mbrëmë,” tha Bass në një intervistë për CNN.

Ajo theksoi se autoriteti i Imigracionit dhe Doganave (ICE) nuk kishte njoftuar zyrtarët lokalë për bastisjet, gjë që e vështirësoi reagimin e shpejtë ndaj protestave.

“Ky është shqetësimi ynë, sepse qytetarët kanë një rrjet reagimi të shpejtë dhe nëse shohin ICE, dalin dhe protestojnë. Kjo është një recetë për kaos që është krejtësisht e panevojshme,” shtoi kryebashkiakja.

Protestat e fundjavës sollën vandalizëm, makina të djegura dhe dhjetëra arrestime nga policia e Los Angeles (LAPD), por Bass theksoi se veprimet e paligjshme ishin të kufizuara në një zonë të vogël të qytetit.

“Ato nuk janë trazira civile në të gjithë qytetin. Disa rrugë në qendër duken tmerrësisht. Ata që kryen krime, si djegia e makinave, do të ndjekin ligji,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...