Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka denoncuar një parregullsi në procesin e votimit në Qendrën 1824 tek Njësia 5.
Kryemadhi deklaroi se nga vëzhguesit e LSI janë kapur dy fletë votimi të vulosura dhe të plotësuara për PS, të vendosura në dhomën e fshehtë.
Pas kësaj është njoftuar KZAZ dhe është pezulluar procesi i votimit. Pritet të sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë për të parë nëse fletët e votimit janë harruar apo i kanë futur vetë dhe më pas nga Kryemadhi paralajmërohet denoncimi penal.