11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi takim me banorët e njësisë nr. 1 Tiranë!

Ditën e sotme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së ish-Uzinës së ‘Auto Traktorit’.

Gjatë takimit Kryemadhi ka folur rreth problematikave apo shqetësimeve të banorëve të zonës. Kryetarja e LSI është shprehur se pronar i godinës që quhet ish-Uzina e Auto Traktorëve është shteti, dhe se nuk e kishte menduar te ndodhte e gjitha kjo në një zonë  vetëm tre minuta larg, të rrish sikur të jesh në Kandahar, ku njerëzit më të varfër paguajnë taksa, drita, ujë, çojnë fëmijët nëpër shkolla.

“Ajo godinë që kemi ne këtu që quhet ish-Uzina e Auto Traktorëve nuk është pronar i saj as Erion Veliaj, as Edi Rama e as unë, por është shteti. Ti që ke hyrë atje brenda, shko paguaj lekët, paguaj qiranë, paguaj ujin, dritat, taksën e pastrimit, taksën e gjelbërimit, taksën e rrugës dhe ai të njeh ty për të ti marrë lekët, por që ta gëzosh ti atë, ai nuk të njeh”.

“Kjo histori ka ngelur për papërgjegjshmërinë tonë. Historia e Uzinës zgjidhet në daç me kanun, në daç me ligj e në daç me Bibël e në daç me Kuran. Është e zgjidhshme. Do ta bësh apo nuk do ta bësh? Në qoftë se nuk do ta bësh, mos hajde të më kërkosh votë. Në qoftë se do ta bësh, hajde kërkoje votën dhe përgjigju nesër. Dhe kjo është shumë e thjeshtë”.

“Të mendosh që vetëm tre minuta larg Tiranës, të rrish sikur të jesh në Kandahar, ku njerëzit më të varfër paguajnë taksa, drita, ujë, çojnë fëmijët nëpër shkolla, të ndodhte e gjithë kjo, këtë nuk e kisha menduar.’- tha Kryemadhi.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...

‘Baba, ndalo bombardimet në Kiev’, Vajza e fshehtë e Putinit, Luiza Rozova, përballet me...

0
Luiza Rozova, 22 vjeç, e cila konsiderohet vajza e fshehtë e Vladimir Putinit, është përballur me një intervistë të pakëndshme në rrugët e Parisit...