3.5 C
Tiranë
Saturday, March 7, 2026
spot_img

Kryetarja e LSI , Monika Kryemadhi, takim me naftëtarët në Fier

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë të diel një takim me naftëtarët në Fier, ku dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre. Mes të tjerash, naftëtarët i thanë Kryemadhit se rafineria e Ballshit është shumë e vjetër dhe nëse nuk vihet në punë, ajo është e vdekur.

Nga ana e saj, Kryemadhi u shpreh se në rafinerinë e Ballshit ka ndodhur abuzimi me punëtorët, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë strategji për prodhimin e naftës në Shqipëri.

Më tej, kryetarja e LSI shtoi se “Një investim që është bërë prej 50-60 vjetësh për hapjen e puseve të naftës, është kaluar dorë më dorë të njerëzve të tjerë, apo të bizneseve private, apo të kompanive private të cilat nuk e kanë parë në syrin po themi si trashëgimtarë apo dhe me një sy patriotik. Por kanë ardhur kompani të huaja i kanë vjelur, i kanë përpunuar, nuk kanë paguar taksa dhe janë larguar nga Shqipëria. Ndërkohë që ne mendojmë që çështjes së industrisë së naftës ne duhet ti japim një vëmendje tjetër politike dhe ekonomike nga ana menxheriale. Gjithë qyteti i Fierit, Roskovesit, Mallakastra, Kuçova janë qytete që jetojnë më industrinë e naftës, qoftë në prodhim qoftë në përpunim.Sot për momentin ne nuk përpunojmë për shkak të mbylljes së rafinerisë së Ballshit, për shkak të mbylljes fragmentare deri diku dhe të rafinerisë së Fierit dhe ne importojmë. Ka disa variante që thonë ju duhet të prodhoni dhe ta eksportoni dhe të importoni naftën tjetër. Ka disa variante të tjera të cilët thonë inxhinierër e naftës për ngritjen e një rafinerie të re, me kapacitetet apo me riformatimin totalisht të rafinerisë së Ballshit që janë disa këndvështrime të ndryshme që po nuk pe dokumentacionin, po nuk pe ekspertin, po nuk bëre një audit të qartë janë gjëra që asnjë nga ne nuk flet dot. Janë disa çështje që jo vetëm duan një studim fizibiliteti por duan dhe një vullnet politik. Sepse në fund të fundit shteti ca ka për detyre, ka për detyrë tu shërbejë njerëzve të vetë ti punësojë qoftë duke pasur dhe një kosto politike dhe financiare. Sepse shteti normal që duhet të jetë fitimprurës por duhet të ketë dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve të vetë. Nëse ne do të zhdukim rafineritë e naftës që mund të jenë problematike i bie që të zhdukesh treçerekun e popullsisë se pjesa më e madhe aty kanë punuar”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Skandali me Stacionet e Plazhit në Vlorë: Si po tentohet tjetërsimi i vendimeve të...

0
Situata e fundit në Bashkinë e Vlorës lidhur me menaxhimin e stacioneve të plazhit për vitin 2026 nuk përbën thjesht një debat administrativ, por...

Italia mbyll përkohësisht ambasadën në Teheran, stafi zhvendoset në Baku

0
Për shkak të tensioneve të rritura në Iran, Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran. Ministri i Jashtëm italian, Antonio...

Trump: “Nuk jam i shqetësuar për çmimet e naftës, prioritet është operacioni ndaj Iranit”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar sot se nuk shqetësohet për rritjen e çmimeve të karburanteve në SHBA, pavarësisht pasojave të...

Operacioni SHBA-Izrael ndaj Iranit: Vrasja e Khameneit dhe sulmet masive, por rreziku rajonal vazhdon

0
Një operacion i koordinuar i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ka goditur Iranin mes datave 27-28 shkurt 2026, duke shënuar një nga fazat më...

Kosova: Seanca për zgjedhjen e presidentit dështoi për mungesë kuorumi

0
Në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua mbrëmjen e së enjtes (05.03.), dështoi zgjedhja e presidentit për shkak...