Iris Stalzer, kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në perëndim të Gjermanisë, u gjet në shtëpinë e saj me lëndime të rënda nga thikat, që rrezikojnë jetën, njoftuan burime të sigurisë.
Stalzer, anëtare e Partisë Socialdemokrate të qendrës, kishte fituar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetare muajin e kaluar në shtetin e Renani-Veriore Vestfalisë. Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivin dhe autorin e sulmit.






