6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Kthyen stanin në ‘shtëpi bari’ në Lezhë, 2 në pranga, mes te arrestuarve vellai i Deputetit Ndreca

Në një operacion të quajtur “Imazhi 1”, autoritetet policore në Lezhë kanë zbuluar dhe shkatërruar një plantacion të madh të kanabisit, duke sekuestruar mijëra bimë kanabisi. Gjatë operacionit, dy persona u arrestuan në flagrancë, Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, të dyshuar për përshtatjen e një stani në pyllin e fshatit Kashnjet për kultivimin e bimëve narkotike.

Në banesat e të dy të arrestuarve u gjetën armë të ftohta dhe një maskë. Ndërkaq, shtetasi Armando Ndreca, vëllai i deputetit socialist Eduard Ndreca, u ndalua pas dyshimeve se ishte i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Megjithatë, gjatë marrjes në pyetje, ai mohoi përfshirjen e tij në këtë veprimtari.

Materialet procedurale për rastin u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë për hetime të mëtejshme. Operacioni “Imazhi 1” u realizua në përputhje me një plan operacional policor për të parandaluar dhe goditur tentativat e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura ose të mbyllura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shkenca sfidon mitin: Migrena nuk është thjesht dhimbje koke, por një paralajmërim neurologjik

0
Migrena prek mbi 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën dhe konsiderohet shkaku i dytë më i madh i paaftësisë globale, por kuptimi i saj...

Varka turistike mbytet në Ksamil, dyshohet për akt të qëllimshëm

0
Një varkë që përdorej gjatë sezonit turistik në zonën e Ksamilit u gjet të mërkurën e mbytur, ndërsa ishte ankoruar pranë bregut. Pronari e...

“Më lini të dal!” – Suanita kërkon largimin nga Big Brother VIP Kosova, tensione...

0
Një situatë e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi banorja Suanita ka shprehur hapur dëshirën për të lënë garën. Momenti...

Prokuroria nis hetimin për shpërthimin në fabrikën Violanta: Pesë punonjës humbën jetën, shqyrtohen përgjegjësitë...

0
Prokuroria ka hapur një hetim paraprak pas shpërthimit tragjik në fabrikën e biskotave Violanta, ku humbën jetën pesë punonjës. Hetimi synon të përcaktojë nëse...

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë 20-vjeçarë

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, të dy rreth moshës 20 vjeç. Sipas...