Një kufomë e seksit femër është gjetur e mbytur në ujërat e liqenit të Fierzës. Sipas policisë, viktima është rreth 35 vjeç dhe ende e pa identifikuar. Kufoma u transportua sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.
Viktima u pikas nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.