14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kukës/ Aksident i rëndë rrugor, dy të rinj plagosen pas përplasjes me automjete të parkuara

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 pas mesnate në “Sheshi Agjensia” në qytetin e Kukësit, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara për t’u përfunduar disa metra më poshtë, pas humbjes së kontrollit.

Në automjet ndodheshin dy të rinj, një 22-vjeçar dhe një 17-vjeçar, të cilët mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan fillimisht në spitalin rajonal të Kukësit, ku morën ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u transportuan për trajtim të specializuar.

Gjendja e 17-vjeçarit është e rënduar për shkak të një hemorragjie të brendshme në kokë dhe dëmtimeve të organeve të brendshme, dhe ai ndodhet aktualisht në kujdes intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe mungesa e kontrollit mbi mjetin.

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda pak ditësh në qarkun e Kukësit, pasi vetëm dy ditë më parë humbën jetën dy persona në një aksident fatal në Has.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...