5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kuleba përgënjeshtron presidentin turk: Kievi dhe Moska nuk kanë arrit komunikim, bisedimet janë shumë të vështira

Ukraina tha më 25 mars se bisedimet me Moskën janë “shumë të vështira” dhe u zotua se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.

“Procesi negociues është shumë i vështirë”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. “Delegacioni ukrainas ka një qëndrim të fortë dhe nuk heq dorë nga kërkesat e tij. Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci të sigurisë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi ai.

Ai po ashtu tha se “nuk ka konsensus” në çështjet kyçe me Rusinë, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

“Në veçanti, gjuha ukrainase është dhe do të jetë gjuha e vetme zyrtare në Ukrainë”, tha ai.

Këto deklarata Kuleba i bëri pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të premten se Kievi dhe Moska duket se kanë arritur marrëveshje në katër pika negociuese, përfshirë edhe çështjen e gjuhës.

Përderisa Kuleba tha se kjo nuk është e vërtetë, ai shtoi se Ukraina i është mirënjohëse Turqisë “për ndihmën e saj politike dhe humanitare, por edhe përpjekjeve diplomatike që kanë për qëllim dhënin fund të luftës së Rusisë në Ukrainë”.

Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë mbajtur një sërë rundesh negociuese, por ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat konkret për dhënien fund të luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...