10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Kultivonin bimë narkotike, 4 persona në prangat e Policisë së Lezhës, njëri prej tyre posedonte edhe armë zjarri

Katër persona përfunduan në prangat e Policisë së Lezhës, ku njëri prej tyre posedonte edhe armë zjarri.

Janë arrestuar shtetasit Zef Donaj dhe Pashk Gjini për “kultivim të bimëve narkotike” dhe shtetasit Leonard Tuci dhe Fatmir Ndreca për “Prodhim dhe shitje të bimëve narkotike”.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skënderbeg”, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Lezhë. Vihen në pranga 4 shtetas, njërit prej tyre posedonte dhe armë zjarri.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë narkotike.

1-Strukturat hetimore të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në Skënderbeg dhe Lalm Lukaj, Lezhë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. D., banues në Lalm Lukaj, Lezhë, pasi është kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojë bimë narkotike cannabis sativa tek stani i tij, në Lalm Lukaj, Lezhë.

2-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., banues në lagjen “Skënderbeg” Lezhë, pasi në bahçen e tij iu gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

3-Gjithashtu, në vijim të operacionit, Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për shtetas që shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, në Shëngjin, Lezhë. Pas lokalizimit dhe ndalimit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e këtyre shtetasve gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. N., 17 vjeç dhe L. T., 17 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...