15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 4 shtetas në Golemas, proceohet penalisht edhe kryeplaku i fshatit

4 persona janë arrestuar per kultivim të bimëve narkotike në Golemas, mes tyre procedohet penalisht edhe kryeplaku i fshatit.

Pas një hetimi njëmujor, policia vendosi në pranga janë vendosur shtetasit me iniciale Xh. L., 58 vjeç, T. L., 33 vjeç, P. L., 24 vjeç dhe I. A., 29 vjeç, banues në Kavajë, është shpallur në kërkim 28-vjeçari V.H. dhe nën hetim është kryeplaku i fshatit me iniciale H.K. 66 vjeç.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin mbjellë bimë narkotike në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Kavajë, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pas një hetimi njëmujor. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, si dhe procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Golemas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit njëmujor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xh. L., 58 vjeç, T. L., 33 vjeç, P. L., 24 vjeç dhe I. A., 29 vjeç, banues në Kavajë;

U shpall në kërkim shtetasi V. H., 28 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Golemas, shtetasi H. K., 66 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin mbjellë fidanë të dyshuar narkotikë në luginën “Përroi i Mallës” në fshatin Golemas. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...