8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Kultivonin lëndë narkotike në tokat e tyre/ Arrestohen gjashtë persona në Thumanë të Krujës

Gjashtë persona janë arrestuar për drogë në Thumanë të Krujës. Policia zbuloi se personat e arrestuar kultivonin lëndë narkotike në tokat e tyre.

Një person tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa 2 persona të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë

“Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë për tentativë për kultivim të bimëve narkotike, 6 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e terrorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Janë vënë në pranga shtetasit Xh. B., banues në Shalqet; E. B., banues në Shalqet; Y. H., banues në Halil; Xh. N., banues në Thumanë; B. N., banues në Thumanë dhe V. l., banues në Larushk.

Njëkohësisht ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. N., banues në Thumanë, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe G. L., banues në Larushk, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të territorit, në Njësinë Administrative Thumanë, në fshatrat Shalqet dhe Larushk, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, kubikë dhe fidanë të dyshuar cananbis satitva.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...