Erëzat dhe bimët mjekësore janë ndër aleatët më të mirë të organizmit në stinën e gripit.Ato forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të mbrojë organizmin në mënyrë më efikase ndaj viruseve.Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e trupit nga infeksionet shumë herë më shpejt.Si të përdorni erëzat dhe bimët mjekësore në të mirë të shëndetit.
Pupëza
Pupëza ose Rudbekia është një lule në dukje e zakonshme, por në të vërtetë ka efekte shumë të fuqishme.
Shkencëtarët dhe studiuesit e rendisin këtë bimë si një nga antibiotikët më të fortë natyralë.
Pupëza përdoret gjerësisht në botë për të trajtuar gripin dhe të ftohtit, bajamet, sindromën e lodhjes kronike, migrenën, reumatizmën, infeksionet e gjakut dhe infeksione të tjera bakteriale.
Pupëza ul rrezikun e ftohjeve me 58% tek njerëzit.
Ata zbuluan gjithashtu se kjo bimë mjekësore zvogëlon kohëzgjatjen e sëmundjeve gripale me një ditë e gjysmë.
Si të përgatisni tretësirën e pupëzës
Tretësirat, sidomos ato me bazë alkolike, janë të thjeshta për t’u përgatitur. Nëse dëshironi të përgatisni tretësirën e pupëzës me alkool ju nevojiten:
Kavanoz qelqi
Alkol i pastër (80%)
Gjysmë filxhani me gjethe të thara pupëze (ose një përzierje të rrënjëve dhe gjetheve)
Udhëzimet
Mbusheni gjysmën e kavanozit me gjethe pupëze të thara. Hidhni sipër gjetheve disa lugë gjelle me ujë të nxehtë.
Pjesën tjetër të kavanozit mbusheni me alkool dhe përziejeni me një lugë të pastër.
Mbyllni kapakun dhe kavanozin vendoseni në një vend të freskët dhe të thatë dhe herë pas here tundeni kavanozin.
Pas gjashtë javësh, kullojeni me një napë të pastër. Tretësirën ruajeni në një enë tjetër qelqi me ngjyrë të errët.
Për të rriturit nevojiten 10 pika në mënyrë që të forcojnë imunitetin. Ju mund të përgatisni gjithashtu edhe çaj pupëze me gjethet e thara.
Shtogu
Përdorimi i shtogut që në simptomat e para të gripit shkurton kohëzgjatjen dhe zbut ashpërsinë e gripit.
Shurup shtogu i bërë në shtëpi.
Përbërësit:
- 3 gota e gjysmë me ujë të ftohtë
- 2 gota me kokrra të thata shtogu
- 1 lugë gjelle me copa xhenxhefili organik të freskët ose të thatë
- 1 lugë çaji me kanellë pluhur ose 1 shkop kanelle
- 1 filxhan me mjaltë cilësor
Udhëzimet:
Hidhni ujin në një tenxhere. Shtoni kanellën, kokrrat e shtogut dhe xhenxhefilin.
Lëreni lëngun të ziejë. Uleni zjarrin dhe mbajeni tenxheren të mbuluar ndërsa lëngu zien për 40-45 minuta deri sa sasia e lëngut të përgjysmohet.
Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtypini kokrrat.
Përdorni një napë të pastër ose kullesë dhe lëngun hidheni në një enë qelqi.
Nëse përdorni napën, mos hezitoni ta shtrydhni atë që të përftoni lëngun e mbetur.
Shtoni mjaltë dhe përziejeni deri sa të jetë tretur.
Shurupin hidheni në një shishe ose enë qelqi të sterilizuar
Ruajeni në një vend të freskët.
Konsumoni nga një lugë gjelle shurup shtogu tre herë në ditë për rreth 15 ditë
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e 15 ml shurup shtogu katër herë në ditë zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave të gripit me të paktën 4 ditë.
Hudhra
Hudhra është shumë efikase në eliminimin e mikrobeve.
Atë mund ta gatuani ose ta hani të freskët.
Nëse e tresni hudhrën në mjaltë apo uthull molle, do të merrni vlera të dyfishta.
Për të maksimizuar vlerat e hudhrës, rekomandohet prerja ose shtypja e hudhrës të paktën 10 minuta përpara gatimit.
Në këtë mënyrë, hudhra do të ketë kohën e duhur për të çliruar substancën më mirëbërëse të saj, alicinën.
Përbërësit
1 filxhan çaji me mjaltë
10 thelpinj hudhër të plotë ose të shtypur sipas preferencës
1 filxhan çaji me uthull molle
Udhëzimet
Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë homogjene.
Më pas, masën hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.
Përpiquni të konsumoni dy lugë gjelle nga kjo kurë shëndetsore çdo mëngjes kur jeni me grip.
Efektet janë më të forta gjatë pesë ditëve të para të konsumit të kurës me uthull, mjaltë dhe hudhra.
Çfarë Duhet Të Bëni Patjetër Kur Jeni Sëmurë
Rregulli i përgjithshëm kur jeni sëmurë është që për çdo ditë që keni temperaturë të merrni një ditë pushim.
Trupi ka nevojë për pushim që të rimëkëmbet dhe ta luftojë gripin.
Nëse nuk i jepni kohën që i nevojitet, do të jeni më të brishtë dhe një shënjestër më e lehtë për infeksionin e rradhës.
Pasi të jeni bërë më mirë, ndërroni çarçafët e këllëfët e jastekëve, pizhamat e çdo gjë tjetër ku jeni shtrirë.
Ndërroni edhe furçën e dhëmbëve dhe vazhdoni të hani supa.
Shmangni sheqerin dhe produktet e bulmetit deri sa të jeni shëruar plotësisht.