Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në Mali i Bardhë të Kurbinit, ku 30-vjeçari Admir Lika ka plagosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, 33-vjeçarin Fatjon Lika.
Plagosja ka ndodhur në një lokal të fshatit, dhe policia e Kurbinit është në ndjekje të autorit.
Personi i plagosur është dërguar në spitalin e Traumës për trajtim. Situata po monitorohet për zbardhjen e detajeve.