9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Kursi me Lekun i afrohet minimumit historik, Euro bie si asnjëherë

Euro vazhdoi rënien në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e enjte, duke iu afruar nivelit minimal historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 120.2 Lekë. Kjo vlerë është shumë afër nivelit prej 120.18 lekësh, që përfaqëson edhe vlerën më të ulët historike të kursit Euro-Lek dhe që ishte shënuar në dhjetor të vitit 2007.

Forcimi i Lekut ndaj Euros në këto përmasa gjatë javëve të fundit ka surprizuar disi edhe agjentët e tregut të këmbimit valutor. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, që forcoi edhe më shumë presionet e qarta inflacioniste të vitit të kaluar, pritshmëritë ishin kryesisht në kahun e një dobësimi të lekut ndaj Euros, për shkak të rritjes së deficitit të jashtëm. Por, një nënçmim i mirëfilltë i monedhës kombëtare u shënua vetën në fillim të muajit mars, i shkaktuar nga një kërkesë e përqendruar e OSHE për blerje valute dhe më tej, nga një fazë paniku që përfshiu tregun valutor. Ky moment i shkurtër u tejkalua pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, që shiti Euro në treg për të stabilizuar kursin. Prej atij momenti, kursi i Euros ka ndjekur një tendencë të ngadaltë në rënie, por që në dy javët e fundit është shpejtuar më tej.

Duke pranuar se në këtë situatë një mbiçmim i tillë i Lekut është deri diku paradoksal, agjentët e këmbimit valutor ngrenë disa hipoteza mbi shkaqet. Banka e Shqipërisë ndikoi fillimisht në këtë tendencë, duke shitur Euro në muajin Mars dhe duke anulluar edhe ankandet për blerjen e valutës të planifikuara për muajt mars dhe prill. Kjo ka sjellë një rritje të ofertës së Euros në treg. Gjithashtu, prej fillimit të muajit mars OSHE nuk ka realizuar më blerje të euros për të importuar energji, por pritet të kthehet në treg për blerje së shpejti.

Rritja e normës bazë të interesit muajin e kaluar është gjithashtu në teori një element që shkon në favor të mbiçmimit të Lekut, megjithëse ekspertët shprehen disi skeptikë lidhur me peshën reale e këtij faktori në tregun valutor shqiptar.

Sipas agjentëve të tregut, kërkesë-oferta nga klientët gjatë javëve të fundit nuk ka pasur luhatje shumë të mëdha, ndaj shpejtimi i rënies së Euros gjatë këtyre ditëve mund të shpjegohet kryesisht me operacione të përqendruara dhe shitje në vlera të mëdha nga aktorë të rëndësishëm të tregut. Zakonisht, të tillë janë banka të mëdha të sistemit, që kryejnë operacione të këmbimit për të rregulluar pozicionet e tyre ose për llogari të klientëve që duan të tregtojnë vlera të larta. Nënçmimi në nivele rekord i Euros duhet të jetë i lidhur me operacione të shitjes së euros në vlera të mëdha, por është e vështirë të identifikohet burimi i ofertës.

Megjithëse ecuria e kursit po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u parashikuar, agjentët mendojnë se do të jetë e vështirë që rënia e Euros të vazhdojë edhe poshtë nivelit të 120 lekëve. Sipas tyre, ulja e kursit në nivelet aktuale gradualisht mund të sjellë rritje të kërkesës për Euro, pikërisht për shkak të çmimit të leverdisshëm. Ata aktorë që kanë shpenzime në Euro, të lidhura me importin, biznesin, blerjen e pronave, pagesën e kredive, etj mund të nxiten të blejnë për shkak të kursit të favorshëm, duke ndikuar në një korrektim në rritje të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....