10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kurti: Dëmi nga lufta ende i panjohur për Kosovën pas 24 Vjetësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se pas 24 vjetësh ende nuk dihet dëmi ekonomik, emocional dhe psikologjik që i është shkaktuar Kosovës nga Lufta e fundit. Ai ka bërë këto komente gjatë takimit zyrtar për Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës.

Kurti tha se nuk ka një shifër të qartë për dëmin ekonomik që ka shkaktuar lufta dhe situata është edhe më e rëndë në aspektin emocional dhe psikologjik. Gjatë takimit, kryeministri premtoi që do të ketë një linjë buxhetore dhe ekspertë për të adresuar dëmin dhe nevojat e viktimave të luftës në Kosovë.

“Edhe sot, 24 vjet pas luftës, nuk kemi një shifër që do të mund të na tregonte, se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar vendit tonë. Situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional e psikologjik, të cilin nuk e kemi adresuar aspak për këto vite”.

Teksa e ka prezantuar punën e Institutit, Kurti ka thënë se ai do ta ketë linjën e vet buxhetore dhe ekspertë të fushës.

“Paqja kërko drejtësi, por edhe rehabilitim. Në Kosovë nuk ka ndodhur asnjëra dhe viktimat e luftës i meritojnë që të dyja”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...