10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kurti kundër Ballkanit të Hapur, në konferencën me Scholz: Të rivitalizohet procesi i Berlinit, në fund të vitit aplikojmë për statusin e kandidatit në BE

Kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz ka bërë të ditur se në fund të këtij viti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE.

Në këtë dalje mediatike, Kurti ritheksoi qëndrimin e Kosovës kundër Ballkanit të Hapur, duke thënë se presin rivitalizimin e procesit të Berlinit.

“Jemi në moment vendimtar për rajonin. Bota pas 24 shkurtit ka ndryshuar. Në këto kohë kancelari ka treguar vizion në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta. Jemi të bashkuar me Gjermaninë edhe nga njerëzit tanë.

Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Të gjithëve na kujtohen pamjet e hyrjes së ushtarëve të NATOs në Kosovë. Na kujtohen edhe pamjet e Kosovës, gjithcka ishte djegur e shkatërruar.

Gjermania ka luajtur rol të jashtëzakonshëm për rindërtimin e Kosovës. Qeveria jonë po vijon me reforma të përgjithshme. Po punojmë për përmbushjen e reformave për integrim në BE.

Do vijojmë më aspiratën tonë për statusin e kandidatit kur pretendojmë të aplikojmë në fund të këtij viti. Nevojë urgjente anëtarësimi i Kosovës në NATO. Kemi shtuar buxhetin e mbrojtjes me 52%. Kosova do mbetet partner i besuesëm i Gjermanisë. Serbia po vijon të bllokojë marrëveshjet edhe në kuadër të Procesit të Berlinit.

Nxisim cdo vend në Ballkan të angazhohet për tregun e përbashkët rajonal. Kosova u bën thirrje vendeve të nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, diplomave, etj. Të gjithë do përfitojmë duke hequr barrierat në tregti.

Presim rivitalizimin e procesit të Berlinit për të sjellë Ballkanin Perëndimor më pranë BE. Mbështetja gjermane do na ndihmonte për investitorët. Shpreha shqetësimet për sigurinë e energjisë” u shpreh Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...