7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kurti reagon për marveshjen Serbi- Rusi: Duhet të alarmojë kryeqendrat perëndimore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sa i takon marrëveshjes së kryer mes Serbisë dhe Rusisë në New York, në fushën e politikës së jashtme.

Kurti deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Kurti i bëri këto komente derisa ka komentuar deklaratën e Vuçiçit, i cili ka thënë se ka informacione që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë në kërkim të artilerisë me largësi prej më shumë se 10 kilometrash.

“Me çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë, ne kemi ministër të mbrojtjes, kemi ministër të punëve të brendshme, por ne jemi qeveri demokratike, progresiste, e shpresës. Ndërkohë që përballemi me fqinji verior, që udhëhiqet nga një president i frikës dhe i kërcënimit, që përveç se udhëheq me një shtet në mënyrë jodemokratike dhe nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Milloshevicit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç e pamë edhe së fundi me marrëveshjen e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...