10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kurti shfuqizon vendimin e qeverisë Haradinaj, ul pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Qeveria e Kosovës, sot miratoi Projektligjin për paga dhe Projektligjin për zyrtarët publikë.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimin e qeverisë Haradinaj të marrë në vitin 2017, duke kthyer pagat në sistemin e drejtësisë siç ishin para rritjes.

Kryeministri Kurti ka thënë se vendimi ishte marrë paligjshëm dhe në konflikt-interesi në vitin 2017, nga qeveria e kaluar.

Në vitin 2020 qeveria Kurti kishte ulur pagën e kryeministrit, por jo edhe ato në sistemin e drejtësisë.

“Ky vendim ka parashikuar përjashtimin nga kthimi i pagave në gjendjen e mëparshme për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh kryeministri.

“Marrë parasysh se ishte në Gjykatën Kushtetuese në procedurë trajtimi. Kushti i parashikuar për përjashtim është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante. Me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm”, tha Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...