14.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Kurti uron koalicionin CDU/CSU për fitoren në Zgjedhjet Parlamentare në Gjermani

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka dërguar urime edhe Friedrich Merz, i cili pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë.

Kurti theksoi se Kosova dhe populli i saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. “Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Kurti në X.

Nga ana tjetër, Friedrich Merz ka bërë një deklaratë të dielën, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në qëndrimin e Evropës ndaj SHBA-së dhe NATO-s pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve. Sipas Këshillit Zgjedhor Gjerman, CDU/CSU ka fituar zgjedhjet me 28.6% të votave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...