7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kurti, Vizitë në Maqedoninë e Veriut për takim bilateral me Hristjan Mickoski

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeveritar, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, Kurti pritet të ketë një takim bilateral me kryeministrin maqedonas, Hristjan Mickoski.

Sipas zëdhënësit të qeverisë kosovare, Përparim Kryeziu, vizita është caktuar që më 20 korrik dhe synon të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të eksplorojë mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Gjatë vizitës, Kryeministri Kurti do të diskutojë me kryeministrin Mickoski mbi raportet bilaterale, bashkëpunimin rajonal dhe projektet infrastrukturore që janë të interesit të përbashkët për të dy shtetet,” ka thënë Kryeziu.

Kjo vizitë vjen pas një incidenti të fundit që përfshiu presidenten Vjosa Osmani, e cila kishte një përplasje me stafin e aeroportit të Shkupit, ku Presidenca raportoi se iu kërkua të skanohej telefoni i saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT