7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kush e vrau Gëzim Sinomatin? Eksperti Karamuço ngre dyshimet e forta

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar ekzekutimin me snajper të Gezim Sinomatajt në një studio televizive. Ai e cilëson autorin e ekzekutimit si pjesë të një grupi kriminal të rrezikshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që qitësi të jetë një person i huaj që ka ardhur nga jashtë për të kryer këtë porosi.

Karamuço ka ngritur një problematikë në lidhje me kamerat e sigurisë, duke theksuar se kamerat që monitorojnë targat e makinave akoma nuk janë aplikuar në Shqipëri. Ai ka theksuar se ka një motiv të freskët për kryerjen e këtij akti, dhe se Policisë së Shtetit duhet të përdorë më efektivisht teknologjinë e kamerave të sigurisë. Karamuço ka informuar se kamerat janë vendosur nga qytetarë të zonës, duke synuar të marrin informacione për automjetet që hyjnë dhe dalin nga Vlora. Ai ka shtuar se përdorimi i teknologjisë së kamerave mund të ndihmojë Policinë e Shtetit në zbardhjen e ngjarjeve kriminale.

Kamerat që gjejnë në kohë reale targat e makinave akoma nuk janë aplikuar në Shqipëri. Ka një motiv të freskët për kryerjen e këtij aktiviteti, nuk bëhet fjalë për histori të vjetra. Nuk do zgjidhi asgjë Policia e Shtetit.

Kamerat janë vendosur nga qytetar të zonës, për të marrë informacione për çdo automjet që hyn e del nga Vlora. Kjo duhet të zgjojë nga gjumi Policinë e Shtetit. Nuk mund të bëjnë xhiro poshtë e lartë, e të harxhojnë karburant. Sot ka teknologji”, tha Karamuço.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT