20.5 C
Tiranë
Thursday, August 7, 2025
spot_img

Kush është vrasësi me pagesë që u plagos sot në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Marion Mitro, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ky i fundit rezulton një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Mitro është arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

Marion Mitro ka pasur një përballje të gjatë me drejtësinë, pasi akuzohej si pjesë e bandës së Julian Sinanajt, për vrasje me pagesë. Anëtarët e kësaj bande, përfshi dhe Mitron, akuzohen për një sërë veprash të rënda kriminale si vrasje, trafik armësh e tritoli, si grup i strukturuar kriminal. Gjithasut, kjo bandë është akuzuar edhe për sulmin me tritol ndaj banesës së Ardian Kollozit, ish-deputetit të Qarkut të Vlorës.

Mitro ka shkuar vetë në spital, pas plagosjes. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe gjendja e tij është e mirë. Nga raportimet e para, dyshohet se Mitros kanë dashur t’i bëjnë atentat.

Ndërkohë, gjatë krehjes së zonës policia ka gjetur dhe një makinë të djegur “Land Rover”, e cila dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Një dollap e zbuloi gjithçka” – SPAK heton apartamentin e fshehur të Veliajt në...

0
Një apartament i vendosur një kat mbi banesën zyrtare të çiftit Erion Veliaj–Ajola Xoxe në kompleksin “Kodra e Diellit” është kthyer në një nga...

Meta: WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari mashtruese – Mashtruesit përdornin edhe ChatGPT për të...

0
Në një veprim të fortë kundër mashtrimeve digjitale, Meta ka njoftuar se WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari në gjysmën e parë të vitit...

Tërmeti 8.8 ballë trondit Kamchatkën – Zgjon 7 vullkane, përfshirë një që kishte 600...

0
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë që goditi pranë Gadishullit Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, ka shkaktuar një seri shpërthimesh...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Gusht 2025

0
♈ Dashi Energjia ju mbështet për të vepruar me guxim dhe vetëbesim. Shfrytëzoni momentin për projekte të rëndësishme — por mos nxitoni vendime të rëndësishme...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Gusht 2025

0
Dita do të jetë kryesisht e kthjellët dhe e nxehtë verore në të gjithë vendin. 🌡 Temperaturat do të rriten gjatë ditës, duke arritur maksimumin...