9.5 C
Tiranë
Thursday, November 14, 2024
spot_img

Kuvendi i ri miraton deputetët e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve

Kuvendi i ri, në drejtimin e deputetes më të vjetër, Luljeta Bozo ka miratuar deputetët që do të jenë pjesë e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve.

Raporti është 5 deputetë nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Kështu, nga mazhoranca u propozuan: Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu.

Nga Opozita u propozuan deputetët: Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli, Belind Këlliçi.

Anëtarët e Komisionit u miratuan në mënyrë unanime me votë të hapur.

Tashmë, ky komision do të caktojë kryetarin dhe më pas do të paraqesë raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT