Vjen reagimi i parë nga kampi i socialistëve në lidhje me Kuvendin Kombëtar të PD-së që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në “Facebook” ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Për këtë të fundit ai thekson se ‘non-grata ngelet non-grata’, duke postuar edhe një foto nga incidenti ku Berisha rrëzohet në podium.