15.5 C
Tiranë
Thursday, September 19, 2024
spot_img

Kuvendi Kombëtar i thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj

Kuvendi Kombëtar i thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri nga Këshilli i ri Kombëtar.

Në përfundim të punimeve të këtiij Kuvendi pritet që të dalin edhe emrat e 150 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që do të zgjedhin nënkryetarët e partisë, sekretarin e përgjithshëm dhe Kryesinë e Partisë.

Por teksa në statutin e Komisionit të Rithemelimit përcaktohet që kryetari i grupit parlamentar do të zgjidhet nga Këshilli, në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë ka një mënyrë tjetër se si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar.

Në nenin 16 të rregullores së Kuvendit përcaktohet se janë deputetët ata që zgjedhin kryesinë e grupit ku bën pjesë dhe kryetari.

Nëse kjo dispozitë ligjore do të ndiqej, do të ishte e vështirë të zgjidhej një kryetar grupi nga deputetët që mbështesin sot Berishën për shkak se ai ka vetëm 17 vota në grupin parlamentar ndërsa 35 të tjerë nuk iu bashkuan Kuvendit Kombëtar.

Neni 16 i Rregullores së Kuvendit

Kryesia e grupit parlamentar

  1. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Kryesia e grupit përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, sekretari dhe/ose zëdhënësi. Në mungesë të kryetarit të grupit, ai përfaqësohet nga zëvendëskryetari.
  2. Për zgjedhjen e kryesisë, si dhe për çdo ndryshim të mëvonshëm të përbërjes së grupeve parlamentare ose kryesive të tyre, vihet në dijeni Kryetari i Kuvendit.
  3. Kryetari i Kuvendit zhvillon takim me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim përcaktimin e vendeve të grupeve parlamentare në sallën e Kuvendit. Vendet e deputetëve të secilit grup parlamentar përcaktohen nga kryetari i secilit grup.
  4. Grupet parlamentare miratojnë rregulloren e brendshme të organizimit të tyre

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT