6.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Kuvendi miraton me procedurë të përshpejtuar kërkesën e PD për ftesën e Trump në Bordin e Paqes

Me 80 vota pro dhe 22 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të nismës që lidhet me ftesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

Gjatë seancës plenare, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se seanca do të shtyhet me një orë, duke theksuar se, përpara vijimit të procedurës parlamentare, është e domosdoshme që çështja të shqyrtohet fillimisht në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Fillimisht duhet të mblidhet Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme dhe më pas projektligji do të rikthehet për shqyrtim në seancë plenare,” deklaroi Peleshi nga foltorja e Kuvendit.

Miratimi i procedurës së përshpejtuar i hap rrugë trajtimit më të shpejtë të kësaj nisme, e cila ka nxitur debat politik, si për përmbajtjen e saj, ashtu edhe për rolin që Shqipëria mund të ketë në struktura ndërkombëtare të paqes.

Pritet që pas mbledhjes së komisionit përkatës, çështja të rikthehet në seancë për vendimmarrje të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...