6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Kuvendi në seancë plenare, opozita kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i kryetarit

Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon sot seancën e dytë plenare për këtë javë, pas asaj të së hënës, ku u prezantuan raportet e institucioneve të drejtësisë dhe u miratua ngritja e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Në qendër të rendit të ditës është kërkesa e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Opozita e akuzon atë për shkelje të Kushtetutës dhe të Rregullores së Kuvendit, ndërsa debati për këtë çështje pritet të nisë në orën 10:00, me diskutime që parashikohen të jenë të tensionuara në sallën plenare.

Më pas, në orën 11:30, pritet të vijojë raportimi i disa institucioneve të pavarura. E para që do të marrë fjalën është kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila nuk arriti të raportonte në seancën e kaluar.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë raportin vjetor për vitin 2024 të Avokates së Popullit, Erinda Ballanca, ndërsa në rendin e ditës janë përfshirë edhe raportimet nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, RTSH, AMA dhe INSTAT.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...