6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Kuvendi rikthehet në punë” – Seancë plenare këtë të hënë, debat për Ballukun dhe reforma të bllokuara

Kuvendi do të hapë këtë të hënë sesionin e ri parlamentar, pas pushimeve disa javore. Punimet do të nisin në orën 11:00 me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.

Një nga çështjet më të nxehta të këtij sesioni pritet të jetë debati për arrestimin e ministres Belinda Balluku. Sipas axhendës institucionale, Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar, ndërsa Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë seancën përkatëse më 22 janar, zhvillime që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në klimën politike në Kuvend.

Në fokus mbeten gjithashtu reformat zgjedhore dhe territoriale, të cilat vijojnë të jenë të bllokuara. Mazhoranca socialiste kërkon përmbylljen e tyre para muajit korrik, ndërsa opozita i ka bojkotuar këto procese që prej muajit dhjetor dhe nuk ka dhënë ende sinjale për rikthim në tryezën e dialogut.

Socialistët kanë paralajmëruar se janë të gatshëm të ecin përpara edhe pa konsensus politik, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka kërkuar në mënyrë të përsëritur gjithëpërfshirje dhe dialog mes palëve.

Në rendin e ditës së seancës plenare parashikohet gjithashtu miratimi i procesverbalit të seancës së datës 18 dhjetor 2025, si dhe njoftime procedurale.

Sesioni i ri parlamentar pritet të shoqërohet me tensione politike, në një periudhë ku çështjet institucionale, reformat dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës mbeten të hapura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...