9.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Kuvendi shtyn ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish sot në orën 17:00 të pasdites së sotme dhe në seancën e sotme plenare ka shtyrë ngritjen e Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore.

Këtë e ka propozuar në fillim të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e cila ka gjetur dakordësinë e deputetëve për ta shtyrë ne mbledhjen e ardhshme.

“Siç e dini PD ka paraqitur një projektvendim për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore. Kemi pasur diskutime me PS për të dakordësuar objektin e këtij komisioni. Deri më tani nuk kemi gjetur dakordësinë. Por kemi propozuar që të vazhdojmë deri javës tjetër. Për këtë arsye propozoj heqjen nga rendi i ditës dhe diskutimin në seancën tjetër plenare” – tha Rushaj.

Kërkesa për ngritjen e këtij Komisioni u bë më 27 tetor nga 10 deputetë të Partisë Demokratike. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it .

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT