Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e së martës në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një makine tip “Benz”. Sipas burimeve të “Fax News” ngjarja ka ndodhur tek nënkalimi i Liqenit të Thatë (rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit), dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.
Automjeti që është qëlluar po drejtohej nga shtetasi Lulezim Masha, 63 vjeç (administrator i shkollës private “Willson”), i cili udhëtonte i vetëm.