7.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ky është autori i plagosjes në Korçë dhe bashkëshortja e tij, shkak dhuna e vazhdueshme dhe abuzimi me alkolin

Aleko Myrtollari plagosi rëndë më thikë gruan e tij, Manjola Myrtollari, 38-vjeç dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se çifti jetonte me qira, ndërsa kishin më shumë se një muaj që ishin zhvendosur nga Tiranë për të jetuar në Korçë.Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se çifti ka pasur probleme prej kohësh.

Bashkëshorti ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj Manjola Myrtollarit. Në banesë në ato momente kanë qenë edhe fëmijët, por autori më parë i ka nxjerrë ata jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë bashkëshorten.

Ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që më pas është futur brenda ka parë nënën e saj të plagosur dhe ka njoftuar policinë.

Po ashtu mësohet se bashkëshorti konsumonte alkool dhe rrinte shpesh i dehur, ndërsa punonte me sezone jashtë shtetit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...