9.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Ky është qyteti që prej fillimit është kthyer në vorbull shkatërruese për të dyja ushtritë si Ukraina dhe Rusia

Në nëntë muajt që kur Rusia nisi pushtimin e saj, Ukraina ka festuar fitore të mëdha, duke thyer rrethimin e kryeqytetit të saj Kiev, dhe duke i shtyrë forcat ruse nga rajoni i Kharkivit dhe qyteti port i Khersonit. Por Bakhmuti në rajonin e Donbasit të Ukrainës, është kthyer në një vorbull shkatërruese për ushtritë e të dy vendeve, transmeton Telegrafi.

Prej muajsh po vazhdojnë betejat e përgjakshme, në të cilat vdesin qindra ushtarë nga të dyja palët. Rusët nuk dorëzohen e ukrainasit po luftojnë me të gjitha forcat për të mbajtur qytetin.

Të premten rreth mesditës, mjekët numëruan 50 të plagosur, shumë prej të cilëve ishin ushtarë. Një ditë më parë ishte edhe më keq: 240 njerëz kaluan nëpër dyert e spitalit me plagë që varionin nga plagët e armëve deri te plagët e copëzave dhe tronditjet, shkruan The New York Times.

Rezultatet janë katastrofike. Qyteti që dikur kishte rreth 70 mijë banorë u shkatërrua. Dhe tani, sipas banorëve dhe ushtarëve ukrainas, bombardimet në Bakhmut dhe përreth janë të një intensiteti të paparë. Vija e frontit, në periferi të qytetit, duket si një skenë nga Lufta e Parë Botërore.

Sipas ushtarëve, në ditët e fundit, Ukraina ka dërguar një mori përforcimesh në Bakhmut, duke përfshirë forca speciale dhe luftëtarë më pak të stërvitur për mbrojtjen territoriale.

Sulmet në qytet kryhen nga mercenarë të grupit Wagner, një organizatë famëkeqe paraushtarake me lidhje të drejtpërdrejta me Kremlinin. Por tani ata mbështeten nga një grup i ri i forcave ruse të ridislokuara nga fronti i Khersonit, thotë një zyrtar i mbrojtjes amerikane.

Pse rusët nuk heqin dorë nga Bakhmuti?

Në verë, pasi forcat ruse pushtuan provincën fqinje të Luhanskut, kapja e Bakhmutit mund të dukej si një përparim i natyrshëm në fushatën e Rusisë për të pushtuar lindjen – një hap drejt dy qyteteve më të rëndësishme, Slavyansk dhe Kramatorsk.

Por tani, thonë analistët, duke pasur parasysh degradimin e forcave ruse dhe mungesën e municioneve të tyre pas një sërë pengesash, ky synim duket i pamundur, veçanërisht pas humbjes së një terreni në verilindje.

“Ushtria ruse ende po merret me kërkesa joreale politike për të treguar përparim,” tha Michael Kofman, drejtor i studimeve ruse në C.N.A., një institut kërkimor në Arlington.

“Por duke pasur parasysh cilësinë e dobët të forcave të disponueshme dhe municionin e reduktuar të artilerisë, nuk ka gjasa që ato të jenë të suksesshme”, shtoi ai.

Me afrimin e dimrit dhe uljen e temperaturave, Bakhmuti ka evoluar shpejt në përpjekjen kryesore të Moskës, me masat e forcave të saj – duke përfshirë trupat e mobilizuara së fundmi – duke u përpjekur të rrethojnë qytetin nga lindja dhe jugu, raporton New York Times.

Strategjia e Rusisë në Bakhmut të kujton marrjen e qyteteve lindore të Severodonetskut dhe Lisichansk në qershor. Atje, trupat ruse u mbështetën në zjarrin dërrmues të artilerisë për të mposhtur forcat ukrainase. Por forcave ukrainase me të cilat u përballën atëherë, u mungonin gjithashtu predha dhe artileri të furnizuara nga Perëndimi. Tani situata është ndryshe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT