Një shqiptar 44-vjeçar, Artur Tushi, i njohur me pseudonimin “Qoti”, u ekzekutua sot në qytetin e Medellinit, Kolumbi. Ngjarja ndodhi pranë apartamentit të tij në një zonë ekskluzive, ku sulmuesi qëlloi 11 herë dhe më pas u arratis me motoçikletë.
Autoritetet lokalë identifikuan dhe arrestuan sulmuesin, një 35-vjeçar venezuelas me rekorde kriminale për plagosje dhe drogë. Një grua kalimtare u plagos lehtë dhe ndodhet në gjendje stabile në spital.
Hetimet e deritanishme tregojnë se vrasja mund të ketë lidhje me larje hesapesh, ndërsa analistët e InSight Crime theksojnë rolin e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit për çmime me shumicë.
Policia kolumbiane vazhdon hetimet për të zbuluar udhëheqësit dhe motivet pas këtij atentati, ndërsa ngjarja tronditi komunitetin shqiptar dhe koloninë ndërkombëtare në Medellin.






