Një shtetas turk është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për Halil Uçar, 39 vjeç, i cili dyshohet se është qëlluar brenda një lokali në zonën e Saukut.
Sipas Policisë, rreth orës 19:25, 39-vjeçari është paraqitur për mjekim në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Autoritetet bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk ka informacion mbi rrethanat e ngjarjes apo mbi autorin e dyshuar të plagosjes.
“Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, – njoftoi Policia.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






